Mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin, reshje shiu dhe bore në zonat malore

Instituti i Gjeoshkencave njofton për situatën meteorologjike për ditën e hënë, 2 shkurt 2026, ku vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu dhe temperatura relativisht të ulëta, veçanërisht në zonat malore.

Sipas parashikimit të Instituti i Gjeoshkencave, reshjet do të jenë kryesisht të dobëta dhe do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

🌧️ RESHJET

Sot pasdite (e diel, 1 shkurt) dhe nesër (e hënë, 2 shkurt) priten reshje të dobëta shiu në të gjitha qarqet

Në Veri, Lindje dhe Juglindje, në lartësitë mbi 1000 metra, reshjet do të jenë në formë dëbore

🌡️ TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit për ditën e hënë pritet të jenë:

Bregdeti: 7 – 12 °C

Vendet e ulëta: 2 – 12 °C

Vendet malore: -1 – 5 °C

🌬️ ERA

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, pa problematika të theksuara për qarkullimin apo aktivitetet e përditshme.

Meteorologët këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes në zonat malore, ku temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës mund të krijojnë vështirësi në qarkullim, veçanërisht gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mbrëmjes.